Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Lezhës për shkak se janë kapur duke transportuar lëndë narkotike në makinën e tyre tip ‘Benz’.
Të arrestuarit janë I. R. 26 vjeç dhe E. B. 33 vjeç, banues në Shkodër. Këtyre personave u janë sekuestruar edhe 52 kg kanabis.
Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sendiljen e pasme dhe në bagazh edhe lënda narkotike.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se mjeti tip “Benz” që transportonte lëndën narkotike ishte në pronësi të A. K. dhe paraprihej nga një mjet tjetër, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të punonjësve të Policisë. Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe vijon puna për gjetjen dhe kapjen e tij.
Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë e Shkodër po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”