Që prej orës 09:00 kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë në Golem të Durrësit, pikërisht që një nga zonat e goditura nga tërmeti.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në fokus të mbledhjes mësohet se do të jetë bilanci i punëve të vitit 2019. Rama do të bëjë një analizë për secilën ministri për 6-mujorin e dytë dhe pastaj do të bëhet analiza për pasojat e tërmetit. Nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshime apo lëvizje të bujshme të ministrave.
Një vit më parë, kryeministri Rama ndryshoi kabinetin qeveritar, duke zëvendësuar shtatë ministra. Në mesin e ndryshimeve, ishte edhe ardhja e dy ministrave nga Kosova, Besa Shahini mori timonin e ‘arsimit’, ndërsa Gent Cakaj zëvendësoi Ditmir Bushatin.
Gjithsesi, ngjarjet më të bujshme të vitit që po lëmë pas, që do të jenë edhe pikat kyçe të vlerësimit të ministrive është “PO”-ja me kushte nga Bundestagu për çeljen e negocitave dhe tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima. Për gjendjen e post-tërmetit kryeministri Edi Rama vendosi Arben Ahmetajn si ministër për Rindërtim.
Po kështu më 16 janar pritet të dalë fatura përfundimtare për dëmet e tërmetit dhe më pas do të zhvillohet në Tiranë konferenca e donatorëve, ku pritet të marrin pjesë biznesmenë nga shumë vende të botës.