Pas stadiumeve dhe gjimnazeve, thirrja “Rama IK”, tashmë ka njohur edhe një ambient tjetër. Bëhet fjalë për clubet e natës, të rinjtë e së cilëve mesa duket mezi po e presin largimin e Ramës. Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku në një nga clubet më të njohura të natës, shkëputet energjia elektrike.

Të irrituar, të rinjtë të cilët ishin në entuziasmin e muzikës, shpërthyen në një melodi tjetër, që dëgjohej “Rama Ik”.

Kjo thirrje ka vazhduar gjatë gjithë kohës që nuk ka patur energji elektrike.