Telashe për këngëtarin e njohur, shumë të dashur për shqiptarët, Aleksandër Gjoka. BalkanWebmëson se këngëtari i rrokut është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Burime për BalkanWeb bënë me dije se Gjoka udhëtonte në mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar.

Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.1 ata që kanë ndaluar dhe më pas shoqëruar në polici këngëtarin Gjoka.