Fitorja e Arilena Arës në Festivalin e Këngës ishte një surprizë për të gjithë!

Kjo pasi, prej javësh ishte përfolur emri i Elvana Gjatës si fituese e festivalit me këngën ritmike “Me tana”.

Por Elvana u rendit në vendin dhe dytë dhe Arilena rrëmbeu kupën me këngën e fuqishme të krijuar nga Darko Dimitrov, “Shaj”.

Por si reaguan personazhet e famshëm të ekranit shqiptar për këtë fitore?

Na duhet të themi që jo të gjithë e pritën mirë! Më poshtë keni disa nga reagimet e tyre për finalen!

Robert Berisha

Edhe pse dy ditë më parë u shpreh se kënga e Elvana Gjatës, ishte këngë varrimi, Roberti bëri tifo për Elvanën në finale.

Turjan Hysko

Moderatori i njohur ishte i bindur se Europa do të kërcente me këngën e Elvanës dhe nuk ishte dakord me vlerësimin e “jurisë”.

Stresi

Reperi shqiptar ishte ndër të parët që doli kundër fitores së Arilenës, duke u shprehur se në Eurovision nuk duhet të na përfaqësojë një kompozitor i huaj si Darko Dimitrov:

Olti Curri

Blogeri i njohur ka qenë prej fillimit një ndër kritikët e mëdhenj të festivalit të drejtuar nga Alketa Vejsiu, por për fitoren e Arilenës u shpreh se ishte “surprizë”.

Elgit Doda

Kantautori i njohur bëri një reagim mjaft thumbues pas finales së Festivalit të Këngës, të cilin e quajti “gallatë” dhe nuk ishte dakord me jurinë e përzgjedhur.

Lori Hoxha

Fashionista e njohur gjithashtu bëri një postim që u interpretua se ishte për fitoren e Arilenës, edhe pse më pas u pendua dhe e fshiu!

Julka Gramo

Mikesha e Elvana Gjatës, Julka shprehu dëshirën që fitoren ta kishte rrëmbyer ajo. Për Julkën, Elvana do të mbetet gjithnjë fituese, pasi ka dhënë këngë që çdo njeri i ka kënduar njëzëri me të!

Energjia vetë!

✨

Në një garë patjetër që ka vetëm një fitues, qe këtë vit shpresoja të ishte ti! Nuk isha e vetmja qe kisha një dëshirë te madhe për te pasur një këngë NDRYSHE dhe për mua ajo ishe ti! Me tha dikush (pasi me ofendoi për dëshirën e mësipërme dhe bërjen me dije të diçkaje që nuk më pëlqeu sot) “He mi ku e ke Elvanën”? Dhe ja ku po ja jap përgjigjen… Elvana është aty ku ka qenë gjithnjë, në skenë duke dhënë shpirtin, duke dhuruar momente te lumtura për te gjithë e këngë që nuk ka njeri që të mos i këndojë njëzëri, duke dhuruar çdo here hite (dhe këtu mund te numëroni shume te tille). ♥️ Keep Rocking Girl! 

Arbana Osmani

Moderatorja ishte një ndër fanset e Arilena Arës, dhe këtë e shprehu më parë sesa të shpallej fituesja: