Eduart Grishaj ka publikuar disa momente brenda shtëpisë me moderatoren e njohur Arbana Osmani. Mesa duket të dy kanë preferuar të ndjekin natën finale të Festivalit të Këngës në RTSH të ulur në divan, teksa bëjnë tifo për Arilena Arën.
Si Eduarti, ashtu edhe Arbana kanë publikuar foton e Arilenës dhe e kanë mbështetur atë. Ndërsa me anë të kësaj video, Eduarti tregon një dëshirë të Arbanës për të kënduar dhe krahas videos ka shkruar: Kot nuk shkoi të këndoj dhe kjo pak me Alketën”, duke ironizuar paksa këtë të fundit. Ndërsa Arbana i është përgjigjur duke qeshur dhe duke e quajtur xheloz partnerin e saj.