-Prezantuesja Alketa Vejsiu, që është gjithashtu një nga organizatoret e Festivalit të 58-të të Këngës, sapo ka pranuar hapur që ndarja e cmimeve ishte e manipuluar.
Në një status në Instastory, vetë Vejsiu ka publikuar peticionin e krijuar vetëm pak orë më parë, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
“Vjedhja e vitit? Elvana Gjata u vlerësua me pikët maksimale nga anëtarët ndërkombëtarë të jurisë, ndërsa dy zonjai nga Shqipëria e vlerësuan përkatësisht me 2 dhe 8 pikë përformancë ne saj. a nuk është kjo pak e çuditshme që t’i ndodhë të referuarës së fansave të Eurovizionit,”- shkruhet në statusin e publikuar nga Alketa Vejsiu, ku kërkohet edhe dhënia e çmimit për Elvanën.
Në këtë mënyrë, vetë Vejsiu që është edhe një nga organizatorët e këtij festivali, ka pranuar hapur se ka patur manipulime në ndarjen e çmimeve. Gjithashtu revista, Anabel.al një të artikull shkruan se Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka janë përfshirë në një debat të ashpër për fitoren e Arilena Arës në festivalin e 58-të të këngës në RTSH.
Revista shkruan se debati ka patur në fokus, strategjinë për të çuar në Eurovizion një këngë që nuk ishte e preferuara e publikut dhe së fundmi u zbulua se nuk ishte as e jurisë, pasi siç edhe u pa, juria e huaj, kishte përzgjedhur këngën e Elvana Gjatës si këngën fituese, por matematika e çuditshme e njërës prej anëtareve shqiptare të jurisë, e cila votoi me pikët minimale Elvanën për t’i siguruar kapërcimin e nevojshëm Arilenës.