Kur jemi në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjes dhe Vitit të ri, varfëria duket se është ulur këmbëkryq në Shkodër.


Një fakt i tillë është pranuar edhe nga vetë tregtarët në Shkodër, të cilët janë shprehur se varfëria ka arritur në nivelit me alarmente.


Gjatë një takimi, me ish deputetin e PD, Florion Mima, një tregtarët pranë rrugës së gjërë afër stadiumit në Shkodër ia ka thënë troç ish deputetit


“Shkodranët skanë lek as për pet bakllave, dikur shisja nga 20-30 tonë peta, sot as 2-3 ton nuk shiten në të gjithë Shkodrën” është shprehur tregtari i revoltuar me situatën ekonomike që po kalon Shkodra në vecanti dhe Shqiperia në përgjithësi /eetimestv.com