Një Betlehem në miniaturë po ndërtohet në malin e Taraboshit në Shkodër.
Në vigjilje të Krishtlindjes, besimtarët synojnë të krijojnë një atmosferë dhe terren të ngjashëm me vendin ku lindi Jezu Krishti.
Lindja e Krishtit përjetohet në mënyra të ndryshme. Në Malin e Taraboshit në afërsi të Kishës së Shën Maria Magdalenës, besimtarët të organizuar nga Etërit Kapuçin po punonjë në ndërtimin e Betlehemit të gjallë.
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme, kjo është bërë nga vullnetarët”, shpreht një banor.
Ikja e popullit të Izraelit dalja nga skllavëria e Egjiptit dhe kthimi në tokën e premtuar, froni i Herodit, Tempulli, Nazareti të gjitha këto janë ndërtuar nga vullnetarët me qëllim përjetimin e lindjes së Krishtit në mënyrë sa më origjinale.
Fra Gjon Shtjefni nga etërit Kapuçin organizator i ndërtimit të Betlehemit të gjallë, shprehet se e gjitha është punë dy mujore. Për herë të parë është ndërtuar nga Shën Françesku i Asizit, dhe që nga ajo kohë në shumë vende të botës krijohen vende të tilla me rastin e krishtlindje.
“Kjo ide është emarrë nga Shën Françesku i cili në Itali ka përgati për herë të parë Betlehemin”, tha Fra Gjon Shtjefni një prej organizatorëve.
Betlehemi ose fusha e barinjve është vendi ku Jezus Krishti lindi mbi 2000 vite më parë./abcnews.al