Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në gjyq” solli përballë njëri-tjetrit burrë dhe grua. Ata prej 4 vitesh ishin në konflikt për shkak të shtëpisë që kanë në fshat.

Zoti Gani është trajtuar me tokë sipas ligjit 7501 dhe ka përfituar edhe një shtëpi. Rezulton se në vitin 1999 është realizuar një kontratë shitje me shkrim dore, mbi bazën e së cilës deklarohet se shtëpia, i shitet një tjetër personi, kundrejt shumës 4 milion lekë të vjetra.

Por kjo kontratë, nuk është bërë pranë një zyre noteriale dhe është nënshkruar edhe nga disa dëshmitarë. Gruaja e tij nuk ishte në dijeni të këtij fakti dhe kjo është bërë burim konflikti mes tyre. Por falë ndihmës dhe ndërhyrjes së zonjës Eni Çoban, konflikti burrë- grua u zgjidh.

Por Zoti Isa, personi që i është shitur shtëpia duke dëgjuar emrin e tij në ekran, i kërkon zonjës Eni të vijë në program dhe të tregojë gjithçka rreth shtëpisë dhe dokumentit në fjalë.

Seanca e sotme e ndërmjetësimit është shoqëruar me zënka midis tyre. Ganiu dhe Isa i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalë fyese.