Pas pretendimeve të aktorit Laert Vasili se është dhunuar nga anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” duke thënë se një aktor përfiton nga nata dhe tinëz shkon e shklyen me duar banderolat e Aleancës.
Sipas Aleancës për Teatrin, akti vandal i Laert Vasilit është filmuar dhe ka edhe dëshmitarë okularë për këtë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bën thirrje autoriteteve të reagojnë.