Artistët dhe aktivistët që protestojnë prej rreth dy vitesh tek Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e tij, kanë përgënjeshtruar me zë e figurë aktorin Laert Vasili i cili pretendoi se është dhunuar mbrëmjen e kaluar prej tyre.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar një video, ku pas debateve që janë zhvilluar mes protestuesve që ruajnë godinën me turne, dhe Vasilit për shkak se ky i fundit akuzohet se ka shqyer posterat, ka mbërritur Policia.

Artistët kanë thënë më herët nga ana e tyre se nuk e kanë dhunuar aktorin, ndërsa kanë argumentuar se nuk e kanë lënë të lëvizë që andej pa mbërritur Policia.

Në videon e mëposhtme, shihet Laert Vasili teksa debaton me protestuesit por që aty ndodhen edhe forcat e rendit, ndërsa tek aktori nuk konstatohet asnjë shenjë dhunë sikurse e denoncoi përmes një fotoje që kishte vendosur një qafore.

“Ku, kur dhe si e theu qafën Laert Vasili?
PS: Hyri në fuqi ligji kundër shpifjes? shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përkrah videos.