Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, tenori i mirënjohur nga Kosova, Rame Lahaj nuk kursen kritikat dhe ironitë me veprimet e fundit politike të shefit të qeverisë në Tiranë.
Lahaj i tregon Ramës krimet serbe mbi popullatën shqiptare në Kosovë dhe dhimbjet e tij personale, ndërsa shton se, “s’ka shumë kohë që si 15 vjeçar, kam ecur mbi njerëz të vrarë e të masakruar, kam lënë shtratin e djepin e fëmijërisë për ta gjetur atë krejtësisht të djegur nga miqtë e tu të sotëm”
Në fund të reagimit të tij, muzikanti ka edhe një urim për të bërë: “Zoti e ruajtë Shqipërinë, nga shqiptarët sikurse ti