Drejtoresha e Shtëpisë-Studio Kadare Ana Shkreli, ka rrëfyer një incident të ndodhur disa muaj më parë me aktorin Laert Vasili teksa reagimi i saj vjen vetëm pak orë pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje dhe të një fotoje më të cilën aktori pretendon se është dhunuar nga protestuesit tek Teatri Kombëtar.

Shkreli ka treguar se në promovimin e librit të Botimeve Çabej para disa muajve, Vasili ka shkuar i dehur në promovim dhe ka abuzuar verbalisht me bashkëpunëtorët e saj dhe me të për të cilët ajo thotë se ishin rreth 150 persona.

Laert Vasili në promovimin e librit te Botime Çabej para disa muajsh ka ardhur i pirë dhe ka abuzuar verbalisht bashkëpunëtorët e mi dhe mua në momentin që me mirësjellje i treguam se vendet e para ishin të rezervuar për relatuesit. Këtë gjë e ka bërë përpara një salle me rreth 150 persona në sy të të gjithëve. Boll.  shkruan ajo.