Këngëtarja e re Arilena Ara, pas performancës së saj në mbrëmjen finale të edicioni të 58 të festivalit të RTSH-së, është duartrokitur gjatë e me ovacione nga publiku.

Duartrokitje të gjata që ka befasuar këngëtaren, por si duket edhe publiku ka dhënë shpërblimin paraprak me këngën e saj “Shaj”.

Por nuk ka qenë kaq, kjo përshendetje “shpërblyese” nga publiku duke e kthyer dy herë këngëtaren, e mbajtur gjatë në skenë.

Arilena nga entuziasmi apo ndoshta nga fjalët që po qarkullojnë prej ditësh, i ka dalë përpara “thashethemeve”, për fituesen (pra femër) duke iu drejtuar publikut me këto fjalë modeste: “Gjithçka doja ishte kjo”./CNA.al