Që prej pasdites së djeshme reshjet e shiut nuk janë ndaluar në Tiranë. Përveç përmbytjeve të disa rrugëve nëpër lagje edhe niveli i Lumit të Lanës është rritur shumë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al lumi i Lanës është fryrë dhe ka arritur pikës maksimale. Uji në të vërshon me një shpjetësi të madhe.

Sot do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin, rreezikohet që të ketë përmbytje në disa zona. Lumenjtë si Ishëmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa rrezikojnë të dalin nga shtretërit. Disa lagje të Tiranës dhe Durrësit janë nën ujë. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra, po jetojnë mes lagështirës dhe ujit.