Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu përmes një letre ngushëllimi, për vra.sjen e punonjësit të policisë Kufitare Milutin Lekovic, i ka shprehur Drejtorit të Përgjithshëm të Malit të Zi, Veselin Veljović ndjenjën e trishtimit të gjithë Policisë së Shtetit, solidarizimin dhe mbështetjen për të luftuar së bashku fenomenet kriminale, dhe në veçanti ata që ngrenë dorë mbi zbatuesit dhe ruajtësit e ligjit.
Në shenjë solidariteti e mbështetjeje dhe në nderim e kujtim të ish-kolegut në Policinë Kufitare të Malit të Zi, Milutin Lekovic, në Tivar u zhvillua një ndeshje miqësore ndërmjet ekipit “Volley Police” Albania dhe një grupi vajzash të ekipit “GALEP” Para ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nderim të punonjësit të Policisë, me moton “Nuk të harrojmë”.
Kjo ndeshje u vlerësua shumë nga ana e kolegëve të Policisë së Malit të Zi, për faktin se bashkëpunimi i IPA Albania me ekipin “Volley Police” po i kalon pritshmëritë e Policimit në Komunitet duke u bërë shembull i mirë i fqinjësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, gjë që do të rrisë edhe më shumë rezultatet në punë, siç është lufta për parandalimin e krimit të organizuar etj.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth një javë më parë në qytetin bregdetar Igalo rreth 5 km larg kufirit kroat, ku sipas hetimeve paraprake, policin e ka qëlluar me një plumb në kokë një nga djemtë e të moshuarës, Luan Hasanaj 43 vjeç. Nëna, Nure Hasanaj dhe dy djemtë Luan dhe Lulëzim Hasanaj 49 vjeç, dyshohet se kaluan në këmbë kufirin nga Kosova për në Mal të Zi.