Me 34 vota pro dhe 1 kundër, Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar paketën fiskale të propozuar naga Administrata e Bashkisë së Shkodrës.

Edhe pse me një ngjyrim të ndryshëm, anëtarët e këshillit të Bashkisë së Shkodrës kanë përshendetur materialin e derguar për miratim në Këshillin e Bashkisë Shkodër, ndërkohë që për të mbrotur këtë paketë përpara parlamentareve të qytetit ka qënë vetë Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e cila në një material të detajuar ka shpjeguar taksat dhe tarifat vendore per 2020-ën, të cilat vijojnë në të njëjtin model madje me disa ndryshime për familjet e varfra por ne thelb, parimi i taksave të uleta për qytetarët do të jetë prezent edhe për 2020-ën.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka prezantuar paketën fiskale për vitin 2020. Ashtu si edhe në vitet e tjera, parimi mbi të cilin është bazuar hartimi i paketës fiskale është “taksa e tarifa të ulta me synim vetëm mbulimin e kostove të shërbimit aty ku është e mundur dhe zgjerim i bazës së taksapaguesve”

PREZANTIMI I PAKTËS FISKALE PËR VITIN 2020 NGA KRYETARJA E BASHKISË SHKODËR ZJ. VOLTANA ADEMI

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka prezantuar paketën fiskale për vitin 2020. Ashtu si edhe në vitet e tjera, parimi mbi të cilin është bazuar hartimi i paketës fiskale është “taksa e tarifa të ulta me synim vetëm mbulimin e kostove të shërbimit aty ku është e mundur dhe zgjerim i bazës së taksapaguesve”. Në fokus të hartimit të paketës fiskale ka qenë lehtësimi i barrës për familjet në nevojë ekonomike dhe ato me probleme sociale. Në hartimin e paketës fiskale janë marrë në konsideratë mendimet e dala gjatë dëgjesave publike në qytet dhe në njësitë administrative të Bashkisë së Shkodër si dhe propozime nga grupe interesi dhe individë.

Posted by Bashkia Shkodër on Saturday, December 21, 2019

Në fokus të hartimit të paketës fiskale ka qenë lehtësimi i barrës për familjet në nevojë ekonomike dhe ato me probleme sociale. Në hartimin e paketës fiskale janë marrë në konsideratë mendimet e dala gjatë dëgjesave publike në qytet dhe në njësitë administrative të Bashkisë së Shkodër si dhe propozime nga grupe interesi dhe individë.

Socialistët janë kënaqur me disa pika të marra parasysh në paketë fiskale duke harruar faktin e fortë se Ademi e quan ilegjitim këtë këshill apo jo përfaqësues, akuza të cilat këshilltarët e majtë i pranuan në heshtje.