Alvin Berisha, vogëlushi 11-vjeçar shqiptar, i cili u shpëtua nga kampi “Al Hol” në Siri i është nënshtruar operacionit për të përmirësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Infermierja që e kuroi atë fillimisht në kamp pas plagosjes, ka publikuar disa foto të Alvinit pas operacionit.

“Uau! Në rrugën tonë për të parë fëmijët tanë të për Krishtlindje dhe marrim një telefonatë nga Madeline Hayes, Alvin dhe Afrim Berisha. Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerat janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë e tij. Zoti eshte i mire”, shkruan Janis Jackson Hayes në profilin e saj në Facebook.

Kujtojmë që vogëlushi Alvin pas 5 vitesh, shpëtoi nga kampi ferr në Siri, Al Hol, një qytet më vete me rreth 70 mijë persona, shumica gra luftëtarësh të ISIS dhe fëmijë.

Ai ka rrëfyer edhe përjetimet e tmerrshme, që me vdekjen e mamasë nga shpërthimi i bombës e deri në luftën për mbijetesë.

Alvin tashmë po jeton pranë babit të tij në Itali larg jetës së mëparshme.