Busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është inauguruar në qytetin e parë verior në Itali, konkretisht në Parma. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari shqiptar Aleks Martin Kapllaj. Ai thotë se figurës së Skënderbeut tashmë i janë të gjitha vlerësimet dhe nderimet që meriton, edhe në shumë qytete dhe kryeqytete të kontinentit Evropian.
Ne fillim te muajit dhjetor u be inaugurimi i bustit te heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbej, ne te parin qytet te veriut ne Itali, ne qytetin e Parmes. Me inisiativen e Shoqates Shqiptare te Parmes dhe Provinces, “SKENDERBEU” dhe me rastin e vendosjes se flamurit ne Uren e Kombeve te ketij qyteti, edhe te flamurit shqiptar, komuna e Parmes me kryetar bashkie Federico Pizzarotti, ne fillim te ketij muaji, beri inaugurimin e bustit te heroit tone kombetar ne Parkun Eunice Kennedy te ketij qyteti.
Ne cerimonine e inaugurimit moren pjese shume perfaqesues te trupit diplomatik te Shqiperise, Kosoves dhe shume shqiptare te komunitetit tone qe jetojne ne Parma, te cilet e nderojne vendin e tyre me integritetin natural e valorial edhe ne kultivimin e traditave dhe aktiviteteve atdhedashese ne sherbim te vendit tone dhe atij mikprites. Heroit tone kombetar tashme i jane dhene vleresimet dhe nderimet qe meriton, ne shume qytete dhe kryeqytete te kontinentit Evropian, duke e vlersuar per kontributin e tij ne mbrojtje te qyteterimit kristjan evropian dhe enderra e tij e integrimit te vendit tone ne familjen e qyteteruar evropiane.
Ne shume vende te Evropes jane vendosur monumente, buste dhe statuja te permasa gjigante ne mirenjohje te kontributit te princit te shqiptareve, qe sic thote nje bashkokohes, cituar nga Fan Noli, James Ëolf, mbrojtesi i Quebec: “Skernderbeu, si komandant i nje ushtrie te vogel mbrojtese, ua kalon te gjithe komandateve antik dhe modern”.
Ndersa Fallmerayer thote per heroin tone se: “Gjergj Kastrioti, eshte nje nder strateget me te medhenj, mes me te sukseshmit, nder me te medhenjt ne bote”. Ndersa Papa Nikola V, i dha Skenderbeut titullin “Kampioni i Krishterimit”, e ndersa Papa Callisto III, i dha titullin e njohur tashme ne te gjithe universin shqiptar: “Atleti i Krishtit dhe mbrojtesi i Fese”.
Ne fjalen pershendetse te inaugurimit kryetari i shoqates “SKENDERBEU” dhe keshilltari i bashkise se Parmes, Marion Gajda tha: “Skenderbeu eshte figura riferuese e shqiptarizmit per te gjithe shqiptaret e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi dhe te Greqise. Skenderbeu eshte simbol i integrimit te shqiptareve dhe ai ka pare perhere nga perendimi, pra nga Europa. E kete deshiron edhe Shqiperia sot: te shohim drejt Europes dhe te ardhmes.