“Erdhen, pane, dhe iken”. Renea doli “bllof” ne operacionin e zhvilluar ne Shkoder nje dite me pare.
Te mberritur ne Shkoder qe prej paradites te se premtes, Forcat Renea, te cilet braktisen efektivet e Shkodres duke bere gjithcka ne fshehtesi te plote, ashtu sic erdhen edhe iken drejt Tiranes.
Operacioni i radhes i Forcave Renea, nuk dha asnje rezultat duke nxjerre ne pah “bllofin” e radhes ne qytetin verior.
Pavaresisht kontrolleve qe jane kryer ne disa prej zonave ne Shkoder, si ne Lagjet Kiras dhe Dobrac, por edhe ne hyrje daljet e Shkodres, asnje person nuk ka rene ne prangat e policise.
Nje operacion i shfryre pa nisur mire, cka nxjerr ne pah jo vetem mungesen e profesionalizmit dhe koordinimit, por edhe show-n qe i ofrohet shkodraneve sa here qe forcat Renea mberrijne ne Shkoder.
Mbreme rreth ores 23, ato jane perqendruar ne Kryebushat ku kane bere kontrolle te imtesishme ndaj mjeteve qe qarkullojne ne kete aks rrugore por pa asnje rezultat duke u kthyer ashtu sic erdhen ne drejtim te Tiranes.
Shkodra eshte cilesuar si nje nga qytetet me kriminalitetin me te larte ne vend kjo duke iu referuar edhe ngjarjeve te vitit 2018-te, megjithate mungesa e koordinimit me Policine e Shkodres, apo mungesa e inforamcionit kane bere qe ky operacion i radhes ne Shkoder per arrestimin e personave te perfshire ne ngjarje kriminale te deshtoje. /eetimestv.com/