Elvis Naçi është takuar me ish-profesoreshën e inxhinerisë së ndërtimit zonjën Luljeta Bozo. Inxhinierja 77-vjeçare Luljeta Bozo, e cilësuar këto ditë të trishta për popullin shqiptar edhe si “gruaja që vrau tërmetin”, pasi me fjalët e saj dha shpresë dhe përcolli dituri. Elvisi ishte së bashku me profesoreshën në Thumanë, një nga vendet më të prekura të tërmetit të 26 nëntorit.

Elvisi shprehet se kjo është një fazë e re për Thumanën e prekur nga tërmeti dhe se po evidentohen dëmet shtëpi me shtëpi me eksperten më të mirë të vendit me në krye zonjën Luljeta Bozo. Ish-pedagogia e inxhinierisë së ndërtimit ka biseduar me banorët e Thumanës dhe ka dhënë ekspertizën e saj për ndërtesat që inspektoi.

Ajo e thotë fjalën e saj kudo që shkon së bashku me ekipin e saj dhe me Elvis Naçin. Diku thotë së godina nuk është më e banueshme se ka dëmtime të mëdha në strukturë, në një tjerët banesë i bind familjarët duke u thënë se kolona nuk ka dëmtime serioze dhe se shtëpia është e sigurt. Shprehet se në mure është plasaritur suvaja.

Banorëve u jep shpresë, u ngroh zemrën me fjalët e saj. “Nuk ke asnjë problem, nëse tek kati i parë nuk ke asnjë çarje në kolonë rri rehat vëlla dhe jeto i qetë me familjen. Hiç mos kini merak!”, thotë ish-pedagogia në njërën nga banesat private. Diku tjetër thotë “ Nuk duhet të futeni brenda as për të marrë rrobat, rrezikoni shumë nga godina.”

Elvisi: Ajo gjithmonë do jetë pranë jush sa herë të ketë mundësi, sot kemi parë 4 ose 5 banesa. Arkitektët italianë po bëjnë planin e ndërtimit, sapo ta kemi projektin e tyre ne do fillojmë. Mbani mend këtu do bëhet gjë shumë e bukur, unë kam shpresë se do bëhet aq e bukur.

Ne do marrim një zyrë me qira këtu, ne do kemi një ekip. Sot është hera e fundit që flasin parimisht, nuk ka kohë për fjalë, ju do të lidheni me zyrën që do të hapim. Prof.Luljeta Bozo: kush pretendon se i është shkatërruar banesa ne do plotësojmë formularin, nëse është e pabanueshme ne do u themi situatën.