Gjykata e Shkodrës ka liruar tre punonjësit e administratës së zonave të mbrojtura, të arrestuar nga policia në kuadër të operacionit Bregdet i Pastër.

Refik Zagani, Vesel Tusha dhe Palë Keçi u lanë të lirë, pasi gjyqtarja Arta Llazari vendosi hetim në gjendje të lirë.

Për rastin në fjalë nuk vonoi të vije edhe reagimi i vetë ADZM, që arrestimin e punonjësve të saj e quan absurd, për sa kohë që ndërtimet për të cilat janë hedhur akuzat i përkasin vitit 2001, ndërsa vetë ky institucion është krijuar në 2015.

Age Martini: Veprim shumë i nxituar. Shkeljet për të cilat janë ndaluar datojnë shumë më përpara kohës që janë krijuar Zonat e Mbrojtura. Pronarët e këtyre dy sipërfaqeve kanë deklaruar se këto rethime dhe ky betonizim janë bërë rreth viteve 1994-2001.

Martini sqaron se administrata ka marrëveshje qoftë me policinë, Inspektoriatin e Mjedisit apo edhe institucione të tjera për monitorime të përbashkëta dhe përgjegjesitë janë të ndara.

Age Martini: Administrata e Zonave të Mbrojtura me indicie edhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Brendshme ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës dhe Inspektoriatin e Mjedisit këtu në Shkodër.

Njëri nga punonjësit e ndaluar si pjestar i ADZM, shtetasi Pal Keçi ka prej 6 muajsh që ka dalë në pension, ndërsa punonjësi tjeter mbulon sektorin e pyjeve, i ngarkuar nga ministria për proçesin e inventarizimit.

Sipas Policisë, tre punonjësit e administratës së zonave të mbrojtura, u arrestuan pas kontrolleve në Velipojë ku konstatuar një sërë shkeljesh si gërmime, shpyllëzime, rrethime me gardh me rrjetë dhe me shtylla betoni.

Sipas policisë këta punonjës të AdZM kanë patur për detyrë parandalimin, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretëtirëzimit apo degradimit të natyrës, të pyjeve, të tokës pyjore dhe cënimit nga ndërhyrjet e pakontrolluara në mjedisin natyror e ujor të zonës së mbrojtur.

Pas ndalimit te Punonjesve te ADZM Shkoder dhe shpalljes se arrestimit te paligjshem nga gjykata ka reaguar ADZM.Age Martini specialiste e komunikimit ne ADZM ka reaguar per media duke sqaruar se dy objektet mbi te cilat eshte ndertuar akuza ,njeri rrethim dhe tjetri betonizom jane ndertuar ne vitin 2001 ndersa Adzm si strukture eshte krijuar ne 2015.

Posted by EeTimes.al on Friday, December 20, 2019