Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës. Në fillim KPK vuri në dukje disa mungesa burimesh për sa i përket pasurisë së tij, por Kala ka mohuar akuzat, ndërsa sot ai është konfirmuar në detyrë.

Kalaja, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, u hetua nga trupa e komisionarëve e kryesuar nga Olsi Komici, anëtare Brunilda Bekteshi dhe me relator Lulzim Hamitaj.

Kalaja pas mbarimit të studimeve ai është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në vitin 2011 ai ka përfunduar një master në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.