Treni i pasagjerëve në Shkodër ka katër javë që nuk lëviz nga vendi. Në një vëzhgim të thjeshtë në stacion nuk shihet asnjë udhëtar vetëm punonjësit e hekurudhës.
Për sa kohë mungojnë investimet, qytetarët thonë se udhëtojnë me mjete alternative transporti më të shpejta. Dikur treni ishte nga të paktat mjete udhëtimi, po sot është thuajse inekzistent.
Vagonët e trenit dhe gjendja e tyre e amortizuar të krijon përshtypjen se për hekurudhën shqiptare koha ka ndalur. Mungesa e investimeve dhe degradimi i hekurudhës ka bërë që udhëtarët të braktisin trenat. Aktualisht nga Shkodra në drejtim të Tiranës dhe Durrësit në hekurudhë lëvizin vetëm trenat e mallrave, por dhe ato shumë rrallë. /ABCnews/