8 orë punë në javë? Interesante…. Shkencëtarët thonë se të punosh vetëm një ditë në javë, është doza më e mirë e rekomanduar për shkak të se mban të mirëqenë gjendjen mendore.

Ata thonë se bënë një studim, ku zbuluan se puna me më shumë se tetë orë në javë nuk shënoi asnjë rritje të mirëqenies mendore, përkundrazi. Në Shqipëri puna përgjithësisht është tetë orë në ditë, ndërkohë që shkencëtarët thonë se është mirë për ne të punojmë 8 orë në javë.  Kjo nuk ka shumë gjasa të ndodhë, se po të pyesësh Elon Musk, themeluesin e Tesla, nuk sugjeron as pushime, vetëm punë.

Sidoqoftë shkencëtarëve thonë se ata që ishin të papunë dhe filluan më pas punë me rrogë deri në tetë orë në javë, rreziku për tu prekur nga sëmundje apo probleme të shëndetit mendor shënoi një ulje me një mesatare prej 30%.

Të vetëdijshëm se nuk është aq e lehtë që shefat të vendosin tetë orë punë në javë, studiuesit thonë se duhet të paktë një orar punë më i reduktuar dhe me më shumë staf, që edhe puna të shpërndahet