Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila sot shkrihet sepse krijohet SPAK, ka pushuar çështjen ndaj Ergys Faslisë.
Ai u akuzua se dyshohej se ishte pjesë e një organizate terroriste, por kur kanë kaluar tre vite, Prokuroria ka vërtetuar se akuzat e ngritura ndaj 33-vjeçarit dhe personave të tjerë kanë qenë të pabaza ligjërisht.
Personat e arrestuar në nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodrës u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste.
Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish-prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në ‘arrest shtëpie’ tashmë organi i akuzës pushoi çështjen në ngarkim dy shkodranëve.
Katër persona u arrestuan në nëntor të vitit 2016, ku dy ishin nga Shkodra dhe dy të tjerë kosovarë, ata u dyshuan se kishin planifikuar sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael. Por, pas verifikimeve të kryera gjatë kësaj kohe, është vërtetuar se akuzat ishin të pavërteta./ Opinion.al