Qendra Eurpiane për Lirinë e Medias ka reaguar pas miratmit në Kuvend për ndryshimine ligjit mbi median, equajtur nga maxhoranca si paketa “Anti-Shpifje”.

Në një shënim në Twitter, Qendra Europiane për Lirinë e Medias i kërkon presidentit që të mos dekretojë ndryshimet ligjore, sepse cënojnë lirinë e medias.

“Ne i kërkojmë presidentit që të mos i dekretojë ndryshimet ligjore sepse ato do të cënojnë lirinë e medias në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim gazetarët dhe aktivistët në Shqipëri.

Ne i dënojmë ndryshimet e ligjeve për media të cilat sapo u aprovuan nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndryshimet kozmetike të bëra në minutat e fundit nuk i adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe Znj. Dunja Mijatovic.”-shkruhet në njoftim.

Kuvendi miratoi me 82 vota pro për paketën për të cilën kryeministri Edi Rama thotë se do të luftojë shpifjet në median online.

Vetëm 13 deputetë u shprehën kundër kësaj pakete, 5 abstenuan dhe 5 deputetë nuk morën pjesë në votim.