Një sherr mes disa personave ka përfunduar me dy të vdekur. Motivet e sherrit ende janë të paqarta, por mësohet se ka ndodhur brenda ambienteve të Poliklinikës së qytetit.
Pak minuta më vonë, blutë e Patosit kanë arrestuar një person, Martin Skëndaj dhe shkrujanë se ai është autori i krimit, i cili mësohet se është me profesion gardian burgu.
Dy viktimat janë dërguar në morgun e spitalit dhe mësohet se janë Elis Kapaj dhe Manol Rapaj, të dy banues në Patos. Po ashtu mësohet se dy të vdekurit ishin gardianë burgu në Fier.