Kryeministri Edi Rama nuk la pa ‘thumbuar’ edhe deputetin Ditmir Bushati i cili e ka kritikuar paketën anti-shpifje duke thënë se qeveria po nxiton me miratimin e saj dhe se nuk janë reflektuar kërkesat e Këshillit të Evropës.
“Nuk po ju flas për familjen time, as për nënën tim, as për vajzën tonë, as për djalin tim, as për prindërit e Ditmir Bushatit, as për familjarët e atyre që janë pas meje, as për familjarët e taulant ballës, dhe të askujt tjetër mes nesh. Po flas për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë një mikrofon për të thënë të drejtën e tyre”, tha Rama.