Edhe gazetarët e Vlorës kanë organizuar një tubim tek monumenit i pavarërisë ditën e sotme kundër paketës antishpifje të qeverisë.
Me pankarta në duar dhe me gojën mbyllur në shenjë simbolike, disa gazetarë kundërshtuan projektligjin që sipas tyre, cenon të drejtën e fjalës. Pankartat kishin disa slogane pikante si: “Hipokriti ofendohet nga e vërteta”, apo “Ne nuk rrimë në heshtje vetëm që ju të jeni rehat”.
Në këtë mënyrë, gazetarët e Vlorës dolën në mbështetje të protestës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në Tiranë që po mbahet para Parlamentit.