Një 55-vjeçar ka rënë nga tarraca e pallatit ku banonte, në Vlorë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se personi në fjalë ka rrëshqitur nga tarraca e pallatit ku banonte, në lagjen “Pavarësi”, pasi po rregullonte depozitën.
Personi në fjalë është dërguar në spitalin e Vlorës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.