Parlamenti i votoi pasditen e sotme me 80 vota pro ligjin e parë të paketës antishpifje, që është për AMA-n. Edhe pse grupet e interesit ishin kundër dhe gazetarët protestuan, pasi cënohet fjala e mirë, mazhoranca e votoi atë.

Deputeti Ditmir Bushati nuk e ka votuar këtë ligj, duke abstenuar, raporton nga parlamenti gazetarja Esiona Konomi.

Votë kundër kanë hedhur deputetët: Arben Elezi, Alban Zeneli, Halil Jakimi, Korab Lita, Halit Valteri, Arlind Carcani, Klajdi Qama

(Mungojne R. Hajdari, M. Murrizi dhe R. Gjoni)

Votimi
80 pro
14 pro
6 kundër

Ligji

“Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar pdf (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)”/ abcnews.al