Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë i thoshte djali i tij Gregu, kur gjatë periudhës së shkollës merrte nota të papëlqyeshme.

Teksa vizitoi shtëpinë e efektivit Rifat Aga, i cili u fut në banesë të re, pasi të vjetrën ia prishi tërmeti i 21 shtatorit, Rama kujtoi të birin.

Kryeministri po u bënte vajzave leksion për nitat që duhet të merrnin në shkollë dhe tha se Gregu, dikur ia vinte fajin sistemit.

“Im bir dikur kur ishim në opozitë ne, shumë vite përpara, e pata përdorur shumë herë unë që ky sistem arsimor i ka bërë viktima fëmijët…. Dhe kur merrte ndonjë notë të papëlqyeshme thoshte: Po unë jam viktimë e sistemit mor ba,”– tha kryeministri.