Është arrestuar në Kosovë vëllai i ish-deputetes së LSI-së, Ambra Borova, Eldin Borova (Dergjini). Ai po mbahet prej 2 javësh në paraburgim, ndërkohë që pas arrestimit është zbuluar se ai mbante një identitet të rremë në Kosovë.

Eldin Dergjini (Barova), vëllai i deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ambra Barova, është arrestuar më 22 nëntor të këtij viti në një fshat të Graçanicës, për shkak se ka qëlluar me shishe një person brenda një lokali. Insajderi ka publikuar edhe dokumentet e identifikimit që ai kishte mundur të siguronte në Kosovë.

Ferdi Berisha është identiteti i zgjedhur prej Dergjinit, i cili e ka ndryshuar disa herë emrin dhe mbiemrin e tij.

Dergjini, është pajisur me identitet të ri në Kosovë. Emri i tij është Ferdi Berisha, i lindur më 10 janar 1986 në Obiliq. Vendbanimi në Mitrovicën e Veriut. Letërnjoftimi është marrë më 7 shtator të këtij viti, 5 ditë para se t’i ndodhte e papritura tek Shqiponja

Tre muaj më parë, më 12 shtator 2019, Dergjini ra pre e një aksidenti misterioz, ku në rrethrrotullimin tek “Ish-Shqiponja”, makina e tij G-Class me targa ruse, u godit dhe në rrethana ende të pa qarta doli nga rruga. Dosja.al raportoi që prej asaj dite se në makinë me Dergjinin, ndodhej një personazh tejet i njohur i botës së krimit, i cili njihet për një sërë ngjarjesh kriminale ku ka marrë pjesë. Dergjini, nga ana tjetër njihet si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, ndërkohë që në muajin gusht ka qenë pjesë e një sherri në Himarë.