Gazetari Ylli Rakipi në një lidhje në Skype me emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se shoqëria shqiptare po lëngon pasi janë larguar shumë njerëz të rëndësishëm të vendit tonë.

Rakipi tha se nëse një shoqëri nuk drejtohet nga ligji duhet të marrë në dorë armët e tjera dhe të rrëzojë diktatorin.

Ndërsa shtoi se ndryshimi vjen nga opozita dhe shoqëria shqiptare.

Ylli Rakipi: “Shoqëria shqiptare është duke lënguar. Një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj shoqërie është transferuar, ka ikur jashtë Shqipërisë. Ka iku njerëz shumë të rëndësishëm që kanë studiuar jashtë vendit tonë. Tani ka filluar të ikë edhe ajo pjesë që ndihej mirë, jetonte mirë ekonomikisht në Shqipëri, sepse nuk do të qëndrojë aty. Ndryshimi ka të bëjë me shoqërinë shqiptare, me opozitën politike shqiptare.

Media dhe në momentet që po flasim, veçojmë gazetarët, e kanë bërë punën dhe vijojnë ta bëjnë. Problemi është që zgjidhjet e tjera duhet ti japë shoqëria shqiptare, institucionet e tjera, një pjesë prej tyre ka vdekur dhe duhet ta japë opozita politike e cila është tërhequr në mënyrë flagrante të pakuptueshme dhe të pashpjegueshme.

Nuk ka ligj këtu. Ai po bën dy amendamente për të dënuar në mënyrë legjislative për të mos lënë të shkosh përpara ligjit, nëse një shoqëri nuk drejtohet nga ligji, nuk është ligj mbi gjithçka ka në dorë të marrë armët e tjera dhe të rrëzojë diktatorin. Ky është problem i rëndësishëm i shoqërisë dhe opozitës shqiptare.

Marrë nga Oranews