SPAK është në prag. Prokuroria Speciale ka tashmë një mision të veccantë, nga e cila presin shumë. Madje, kjo strukturë pritet ta fusë Drejtësinë në shina krejt të ndryshme nga deri më tani, duke kthyer besueshmërinë e publikut.

8 prokurorët e SPAK, dekretimi i të cilëve është tashmë ccështje ditësh do të kenë një “mal” me dosje nën hetim. Shkrirja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ngarkon tashmë SPAK të hetojë dosjet e rënda të krimit.

SPAK do të hetojë të gjitha zyrtarët dhe ish-zyrtarët që kanë konsumuar një vepër penale gjatë kohës që kanë qenë në detyrë. Kjo është e parashikuar në nenin 75, pika (a) e Kodit të Procedurës Penale.

Një prej dosjeve që do të hetohet nga Prokuroria Speciale SPAK është ajo e Gërdecit, tragjedi nga e cila humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Hetimet e kryera aso kohe janë konsideruar me mangësi nga të dëmtuarit. Këta të fundit prej kohësh kanë kërkuar rihapjen e hetimeve.

Madje në mars të këtij viti, Zamira Durda ka bërë një tjetër padi në gjykatën e Tiranës, ku kërkon revokimin e vendimit të pushimit të ccështjes penale ndaj Fatmir Mediut ish-ministër i Mbrojtjes në atë kohë. (Dokumenti më poshtë)

Deklaratat për rihapje të hetimeve kanë qenë të shpeshta, por në asnjë rast nuk janë konkluduar, ndaj burimet për gazetën SHQIP thonë se SPAK do të hetojë tragjedinë e Gërdecit, e cila është konsideruar nga hetimet e kohës si një aksident teknologjik, duke shmangur përgjegjësitë penale të personave konkretë.

Kjo është njëra prej atyre dosjeve që ka elementë të shumta të hetimit, që janë zbuluar edhe shumë vite pas ngjarjes, ndaj rihetimi është një detyrim ligjor.

Për këtë dosje do të ketë hetime direkte për ish-ministrin Fatmir Mediu dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Këta persona janë përgjegjës për ccfarë ndodhi. I pari si ish-ministër i Mbrojtjes për dhënien e lejes së demontimit në një zonë të banuar dhe i dyti si ish-shefi i qeverisë pëer vendimmarrjen finale të dhënies së të drejtës së demontimit ushtarak në një zonë të banuar.

Përvecc këtyre dy personave, burimet sqarojnë se hetime do të ketë edhe ndaj ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha, që prej vitesh është larguar nga Shqipëria.

Të gjitha dosjet e parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, kalojnë në duart e SPAK dhe bëhet fjalë për zyrtarë dhe ish-zyrtarë që kanë konsumuar një krim në kohën kur kanë qenë në detyrën shtetërore.

Janë plot 18 veprat penale që parashikon ligji ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, të cilët në rast të fajësisë do të marrin një dënim minimalisht gjobë dhe maksimalisht deri në 7 vjet burg.

Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë. Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit. Por rihetimi nga SPAK do të shoqërohet edhe me letërporosi për gjykatën amerikane.

©Copyright Gazeta SHQIP