Mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax News u fol në lidhje me kontributet që kanë dhënë shoqatat e kulinarisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Të ftuar për të diskutuar lidhur me kontributin e tyre ishin pronarët Mimoza Shuli, Ilir Kapllani si dhe Kujtim Dervishi, të cilët nuk kanë nguruar që të hapin dyert e bizneseve të tyre për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Ilir Kapllani, biznesmen nga Durrësi, ngriti shqetësimin se pas tërmetit, Durrësi ështe kthyer në një qytet të hutuar, ndërkohë që u shpreh se nëse nuk veprohet me ritme të shpejta në shtator-tetor mund të falimetojë.

Ilir Kapllani: Ne nuk kemi mundësi që tu japim jetë por atë që kemi mundësi e japim. Solidariteti duhet të jetë gjithmonë. Kam filluar që në 1996, ka krijuar “Adriatik 2”! Unë kam lidhje me Durrësin dhe do të doja që emrin ta kishte kështu lokali. Sepse unë kam lidhje me detin. Ne mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Kam të drejtën që të krenohem me djemtë që kanë dalë nga duart tona që na krenarojnë kudo që shkojnë. Pas tërmetit Durrësi është qyteti i hutuar. Ishalla vjen pranvera me ritmin që kemi pasur. Nese jo në shtator-tetor do ta kemi të falimetuar. Ne duhet të rrijmë këtu. Ne nuk do të kemi njerëz për të punuar. E gjithë rinia do të iki. Nuk e shoh të mirë gjendjen. Kur shoh sesi sillet shteti me ne, çfarë do të bëjmë, po ikën të rinjtë. Këtë vend e kanë mbajtur gratë. Po mos të kishin qenë gratë këtë vend do ta kishte mbaruar. Nëse njerëzit nuk do të vrapojnë për punë ku vend do të marrë fund.

Kujtim Dervishi: Hapa dyert për dyert e hotel “Panoramës”, për të prekurti nga tërmeti ku çdo gjë ju është ofruar falas.

Mimoza Shuli: Qyteti i Pogradecit hapi dyert për të pritur qytetarët që ishin prekur nga tërmeti. Hotel “Perla” hapi dyert në ato ditë dhe kemi qenë në dispozicion të njerëzve që kanë qenë të traumatizuar. Perla është gurë i çmuar dhe është bashkim emrash, por që doli një Perlë ashtu siç është edhe vetë ‘Hotel Perla’.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/833560980410324/