Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Teksa ishin nisur së bashku Për të shkuar në shtëpinë e re të efektivit Rifat Aga, Rama u ndesh me një kanal rrugës dhe dha urdhër që të rregullohej të nesërmen.

Pjesë nga biseda

Rama: Ore këtë kanalin do ta rregulloni apo jo? Ça bëni kështu me? Po çështë ky kanal

Veliaj: Fillimisht bëmë shtëpinë njëherë që të fusnim kokën, pastaj kanalin

Rama: Jo pastaj, nesër

Veliaj: Po, po, por fillimisht shtëpinë njëherë…

Gjithsesi, kryeministri nuk e ka lënë këtu bisedën për kanalin. Pasi mbaruan vizitën në shtëpinë e efektivit Aga, Rama tha sërish se Veliaj duhet të rregullonte kanalin.

Pjesë nga biseda

Rama: Erion, kanalin, mos harro

Veliaj: Po, po. Kam dhe ca punë të tjera unë, por shyqyr që s’i pea to. S’i vure re ato.

Rama: këtë vura re unë.