Nga Nebil Çika.

Ca gazetare te majte ,te thirrur nga opozita ne një tryeze për te kundërshtuar censurën e qeverise , i kërkuan kreut te opozitës z Basha te kërkojë falje për shkeljet e lirisë e shtypit ne qeverisjen e PD.
Në fakt para se te bënin këtë duhet ata vete t’iu kërkonin shqiptarëve falje për kohen kur i “lëpinin bythën” Edi Ramës .
Këta lëngaraqë mediatike janë faktorët kryesore ne krijimin e mostrës politike Rama .

Në fillim u gëzova se mendova qe Basha i kishte kërkuar ndjesë Shijak TV , pasi ai është e vetmja media qe ka gjobitur 8 vitet e fundit ne qeverisje PD -ja . por një koleg i pranishëm ne takim me sqaroi qe mea culpa nuk kishte lidhje fare me Shijak TV, përkundrazi.

Mendoj se Basha gaboi kur u kërkoi falje pikërisht atyre qe prej kohesh kane ndihmuar e ngritur Ramen .Nëse ka gazetare e media qe Basha duhet t’iu kërkojë ndjese janë ata te cilët kane parashikuar e paralajmëruar e denoncuar publikisht rrezikun Rama qe për ketë janë, kërcënuar e dënuar nga PD dhe qeveria e saje .E majta mercenare nuk hyn fare këtu , ajo vetëm ka përfituar milona euro e privilegje te tjera nga PD .

Për ta kuptuar dhe kujtuar këtë po ju sjell ne vëmendje vetëm dy momente . Gjobën 1 milionë Euro qe AMA e drejtuar nga PD i vuri Shijak Tv ne 2012 dhe kërcënimi “me varje” që ish Sekretari i Përgjithshëm i saj Arben Ristani me beri mua ne oborrin e PD .
Për te dy rastet PD nuk ka dhëne asnjë shpjegim ,për ndjese as qe behet fjalë .

Me gjithë këtë edhe sot edhe un edhe Shijak tv nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tone editorial dhe vazhdojmë te jemi ende kundër Ramës e mbështetës të PD-së. Nga kjo them se ndjesa e Bashes si përgjigje ndaj atyre qe ja kërkuan ishte tërësisht e gabuar dhe pa vlere , pasi ajo duhej te adresohej tek ata qe PD edhe pse i ka pasur ne krah e kane denoncuar me kohe fenomenin Rama i ka dëmtuar dhe jo tek miqtë e servilet e Rames qe PD i beri milionere e sot e detyrojnë te kërkojë ndjese .

Ndjese ,,,, ! Per çfarë !
Nëse z, Basha beri “mea culpa” për mbështetjen e gabuar dhe privilegjet e pa merituara qe u ka dhënë qeveria e PD mbështetësve ideologjikë e pragmatike te Rames dhe te majtës ish komuniste, atëherë jam dakord me Bashen, por ndruaj shume qe ndjesa nuk është për këtë ,prandaj e konsideroj atë te gabuar e te pa vlefshme.