Mariah Carey njihet ndryshe edhe si “Mbretëresha e Krishtlindjeve”. Deri tani këngëtarja ka publikuar 3 albume me këngë Krishtlindjesh, duke u bërë akoma më e famshme.

Të gjithë e dimë që kënga e saj, “All I Ëant For Christmas” është hiti më i famshëm i festave. Dyqanet, lokalet, qëndrat tregtare madje dhe shtëpitë pushtohen për 1 muaj rresht nga tingujt e saj, por jo të gjithë e dinë historinë e kësaj këngë.

Historia është e thellë dhe dramatike, shumë ndryshe nga sa atmosfera që ajo krijon. Hiti është frymëzuar nga fëmijëria tronditëse e këngëtares dhe vështirësitë që ka hasur.

Mariah vjen nga dy prindër që u përkasin racave të ndryshme dhe është ndjerë gjithmonë e diskriminuar nga të tjerët. Dramat në familjen e saj nuk kanë munguar dhe kjo e bëri këngëtaren të mbyllej në vete.