Takim pas Pushkatimit, Tregim nga Lek Gjoka
Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak përpara ishin axha dhe daja im.
Mos me vra te lutem.
Përjashta një shi i ftohtë sikur e kishte ftohur më shumë atmosferën në atë makinë ushtarake që me zor merrte të përpjetat e asaj rruge të lodhur që mbaronte te qafa e të vdekurve afër një humnere.
Nik Vladi shikonte i trishtuar tre viktimat e radhës që pa dalë as në gjykim po shkonin për ti pushkatuar. Një trishtim i shkonte dhe vinte nëpër ndjenja kur shikonte fytyrën e njërit prej tyre që akoma s’i kishte mbushe të shtatëmbëdhjetat. Heshtja e varrit qëndronte pezull në atë natë dimri ku drita e mëngjesit me zor po mundohej të dilte.
Oh zot! Ishalla prishet kjo makinë mortjeje që pothuajse çdo muaj ngjitej në këtë të përpjetë, nuk dua të vras fëmijë, djalli e marrtë këtë komunizëm.
Si arritën afër vendit të pushkatimit i zbritën të lidhur në pranga dhe i nisën në të përpjetë të kodrës. Poshtë humnerës së thepisur dëgjohej vajtimi i zakonshim i lumit,i vetmi deshmitar i përjetshëm i të pushkatuarve. Iu dhanë lopatat që të hapnin varrin e përbashkët.
Agimi një shok shkolle i Nikës i hodhi një vështrim tërë inat dhe iu afrua afër veshit duke i pëshpëritur me të madhe.
Po të dhimbsen armiqtë e popullit, të gjithë në plumb do ti çojë kjo Parti, kulakët e dreqit. Nika nuk bëri zë. I hodhi një vështrim tërë inat dhe u nis drejt të dënuarve.
Më vjen keq, por… nuk mundem. Ju do te vdisni pa dalë dielli, ndaj kur unë t’i afrohem atyre, kush të mundet të hidhet në humnerë, të vdekur se të vdekur jeni provojeni fatin e fundit.
Në rregull! bërtiti Nika me të madhe dhe u nis drej togës së pushkatimit, mos qëlloni se nuk po i zgjidh. Sa hap e mbyll sytë u dëgjua një zë korbi që u bashkua me krismat e panumërta që u lëshuan drejt tyre.
Një mjergull e hollë si me porosi erdhi dhe në atë majë mali çdo gjë e mbuloi trishtimi. Më pas ra një heshtje varri, Agimi e rimbushi pushkën dhe u nis drejt të pushkatuarve. Kur u afrua afër gropës të mbushur tërë gjak, mes rënkimeve të të vrarëve që jepnin shpirt nisi të qëllojë përsëri kur në një moment u shtang. Në gropë ishin vetëm dy veta. Hodhi një vështrim habie dhe iu bërtiti me forcë shokëve.
Toga e pushkatimit iu afrua varrit ku trupat e dy të vrarëve me një shenjë lutjeje për jetë kishin vdekur me sy të hapur. Nika i shikoje tërë dhembshuri dhe shau vehten se pse dreqin kishte zgjedhur atë zanat.
Më mirë bari në fshat se sa të pushkatosh njerëz, i foli vehtes, por është tepër vonë sepse nuk ka më kthim prapa. Çdo pendesë, dhimbje për kulaket apo kthim prapa shpërblehet me një plumb pas koke.
Ashtu duke menduar dëgjoi një zë si thikë pas koke.- Luaj vendit or dreq, ta kërkojme kulakun se na ka ikur.
Shokët e tjerë iu afruan dhe e qetësuan situatën. Si ra një paqe e lehtë mbuluan të vraret dhe u nisën në kërkim të të tretit që as vetë nuk e dinin se nga kishte ikur. Nika kaloi nga Shtegu i Dhive. Pas një shkurreje shikoi një njeri që dridhej. Iu afrua, kur pa vocërrakun që në
momentin e pushkatimit ishte hedhur në humnerë.
Rri këtu sa të bjerë nata pastaj kalo lumin dhe pas atij mali do të arrish në Selitë ku në të majtë të Lakut të Krojit është një fshat dhe ka një kullë të madhe. Eshtë e Bushpepajve aty shko dhe thuaj se më ka dërgu Niku i dajës Zef. Merr njërin nga djemtë e tyre dhe nisu për Lurë. Atje do të të ndihmojnë dhe ik nga Shqipëria. Në rregull.
Po po. foli me gjysëm zëri Mark Gega që dridhej nga të ftohtit dhe nga frika. U nis pa marrun frymë drejt një kaçubeje të madhe që as ujku nuk kishte mundësi të hynte.
Hapja e derës së kafes bëri që Nik Vladi të kthente kokën pas. Nga larg dalloi një burrë disi të shëndoshë që po afrohej drejt tij tavolines ku po rrinte me Gjonin.
Faleminderit, por zoti i madh të solli ty këtu sepse kam kërkuar shumë në Shqipëri dhe e di se ka vdekë plaku zemërmirë dhe i besës i Bushpepajve por nuk di asgjë.
Marku iu hodh në qafë dhe niste të qante. Lotët nuk i ndalonte dot saqë të gjithë kthyen kokën të shikojnë se ç’farë po ndodhte.
Qetësou sepse jeta kështu është, me lindje, dashuri, të papritura, vdekje trishtim. E di por nuk do ta kisha besuar kurrë që në Florida do të takohesha me ty pas pushkatimit, që ti më dërgove tek gjaku yt për të më shpëtuar.
Por jeta është jetë që duhet jetur, ndaj jetoj me dhimbje në shpirt që për faj të një diktatori komunist për shumë vite shqiptarët nuk e shijuan dot jetën dhe mijëra të tjerë i vranë.
Jashtë një erë e lehtë u duk jo vetën si dëshmitar i këtij takimi por sikur edhe asaj iu rrënqeth trupi nga kjo histori e dhimbje jete.
Marre nga libri me tregime, Përroi i Djallit