Dashi
Ne dashuri çdo gjë do iu shkoje me se miri gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte t’i shprehni ndjenjat dhe nuk do keni komplekse si me pare. Edhe për beqaret klima do jete e ngrohte. Do jeni gati te pranoni çdo lloj ftese për te dale e për t’u njohur me sa me shume persona. Ekuilibri financiar nuk do ketë asnjë tronditje. Do e keni me te lehte te shpenzoni.
Demi
Sot do i dëgjoni shume ato qe do iu thonë njerëzit rreth e rrotull dhe marrëdhënia ne çift mund te ketë probleme. Beqaret nga ana tjetër do kalojnë momente te mrekullueshme fale një takimi mbresëlënës qe do realizojnë qe ne mëngjes. Personin do jete me i përshtatshmi për ju. Me financat nuk do i keni punët mire. Do shpenzoni shume marramendëse.
Binjaket
Te dashuruarit do zbulojnë një ane tjetër te partnerit te tyre e cila do i beje ta dashurojnë edhe me shume atë. Beqaret duhet t’i dëgjojnë me tepër këshillat qe do iu japin disa miq sepse ata iu flasin nga përvoja e tyre. Ne këtë mënyrë do i kenë gjerat edhe me te thjeshta. Financat do jene te stabilizuara. Përfitoni nga kjo për te kryer te gjitha investimet e domosdoshme.
Gaforrja
Gjithë përkujdesja dhe vëmendja qe keni treguar këto dite ndaj partnerit do iu shpërblehen sot. Surprizat do jene te njëpasnjëshme. Beqareve do iu ndodhin gjere qe as nuk i kishin menduar. Jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Për te ardhurat duhet te kujdeseni me shume se kurrë. Beni një riorganizim pa qene tepër vone sepse me pas nuk do dini nga t’ia mbani.
Luani
Do keni goxha vështirësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve sepse te dy do jeni ne humor jo te mire. Kujdes! Beqaret do kenë takime interesante, por nuk duhet absolutisht te nxitohen. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni edhe sikur situata te jete e qëndrueshme. Do keni probleme serioze me vone.
Virgjeresha
Ne jetën tuaj ne çift do merrni vendime shume te rëndësishme sot. Do i shihni gjerat me një sy tjetër. Edhe për ata qe kane pasur një periudhe te veshure priten përmirësime. Beqaret nuk do dëshirojnë ta sakrifikojnë lirinë e tyre duke qene se edhe ashtu ndihen mire. Ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën shume shpejt fale këmbënguljes qe do tregoni.
Peshorja
Jeta ne çift do jete shume e mërzitshme sot. Nuk do kuptoheni aspak mire me atë qe keni ne krah dhe do debatoni ashpër ne disa momente. Beqaret ka mundësi te takojnë disa shoke te fëmijërisë me te cilët do bien koke e këmbë ne dashuri. Ne planin financiar mos kryeni shume shpenzime edhe nëse situata është e qëndrueshme. Do ju duhen paratë për diçka me te rëndësishme me vone.
Akrepi
Edhe pse kohet e fundit nuk jeni sjelle mire me atë qe keni ne krah, sot marrëdhënia me partnerin do filloje te ngrohet. Beqaret nga ana tjetër do kenë një takim mjaft premtues dhe emocionues. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Perspektivat ne planin financiar janë te mira. Përfitoni për te shlyer te gjitha borxhet dhe për te bere investimet me urgjente.
Shigjetari
Dite mjaft e bukur dhe harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni shume mire pranë partnerit dhe do dashuroheni si kurrë me pare. Beqaret do realizojnë një takim te veçantë i cili jo vetëm qe do ua ndryshoje jetën, por do ua shtoje edhe dëshirën për te jetuar. Për financat do jete një dite pozitive. Do kryeni te gjitha transaksionet qe dëshironi.
Bricjapi
Ju qe jeni ne çift duhet te qëndroni besnike edhe sikur një person tjetër t’iu tundoje tej mase. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe te parrezistueshem. Ftesat do i kenë te shumta, por do jene ata qe pasi te mendohen mire do bëjnë zgjedhjen e duhur. Gjendja e financave do jete e mire për aq kohe sa shpenzimet te mos kryhen kuturu. Tregohuni me te matur.
Ujori
Klima ne çift do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Nuk do kërkoni me te dale vetëm e juaja, por do respektoni edhe mendimin e tjetrit. Beqaret duhet te dalin sa me shume sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund te realizojnë takimet e ëndërruara. Po u mbyllet ne vetvete nuk do keni ndryshime te statusit. Financat do përmirësohen me shume nga sa ju mendonit.
Peshqit
Do keni debate shume te forta sot me atë qe keni ne krah dhe gjerat nuk do ecin aspak si e kishit menduar. Vendosini pikat mbi “i” njëherë e përgjithmonë. Beqaret do joshen nga shume persona, por nuk duhet te nxitohen për te marre vendime. Lërjani çdo gjë kohës. Financat do kenë goxha përmirësime nga disa dite me pare dhe do ndiheni me te qete./Portalb.mk