Opinioni publik është tronditur nga vrâsja e policit malazez nga një familje shqiptare ngjarje e ndodhur ditën e diel në afërsi të Hercegnovit. Ndërkohë po aq të tronditur janë edhe fqinjët e kësaj familje në zonën e Kamicës në Malësinë e Madhe. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në qytetin bregdetar Igalo rreth 5 km larg kufirit kroat, ku sipas hetimeve paraprake, policin malazez e ka qëlluar me një plumb në kokë një nga djemtë e të moshuarës, Luan Hasanaj 43 vjeç. Ndërsa pas kësaj ngjarje janë arrestuar nga policia ai vetë, së bashku me vëllanë, Lulëzim Hasanaj 49 vjeç dhe nënën Nure Hasani.
Report Tv ditën e sotme ka qenë në këtë fshat, konkretisht në banesën ku familja Hasanaj jetonte në Malësinë e Madhe.
Aty janë ende orenditë shtëpiake, dera është e kyçur por nga dritaret, brenda banesës gjithçka duke normale. Nga ajo që mund të kapi kamera, në shtëpi shihet një televizor i vendosur mbi një tavolinë në korridor si dhe një tavolinë tjetër mbështetur në murë që më shumë mundësi familja Hasanaj ushqehej.
Ndërkohë në fshatin ku kanë vendlindjen familja Hysenaj banorët tregohen të rezervuar në komentet për ngjarjen e rëndë ku u përfshinë familja Hasanaj. Ata shprehen se shumë pak komunikim kanë patur me ta, ndërsa i ishin shpesh herë që ikin dhe vinin. Një banorë që thotë se ka edhe lidhje gjaku të largëta me ta, thotë që i ka respektuar gjithmonë dhe i njihte si familje e qetë por që në vitin ’97 nuk kanë komunikuar më me ta.
Kemi 20 vjet që nuk merrna me ta. Nuk kena punë me ta. Vetëm që kalojnë rrugës. Janë rrethanat vetë që na ka çuar. Për ne, varet se si i kanë pas punët. Se pas 90 janë qenë familje, por pas 90 i kanë punët e tyre. Ata kanë punën e vet ne tonën. Shkojnë vijnë shkojnë vijnë. Nuk kena pa polici. Që në 97 e ktej nuk kemi komuniku me ta. Ne i kemi përkrah, por pas atyre viteve nuk merrna me ta.” tha një banore