Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të merret në pyetje nga Prokuroria. 

Sipas ABC News, Dako do të japë dëshminë e tij lidhur me pasojat e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ku vetëm në qytetin e Durrësit humbën jetën 23 persona.

Sakaq, Bashkia e Durrësit është organi i drejtpërdrejtë që ka përgjegjësinë, pasi grupi i ekspertëve ka arritur në përfundimin se cilësia e ndërtimit ka qenë e dobët.

Kujtojmë që ditën e sotme pritet që të jepen  për te arrestuarit.

Vangjush Dako është artikuluar shpesh si një nga ‘peshqit e mëdhenj’, i është akuzuar edhe nga Partia Demokratike për korrupsion pas publikimit të përgjimeve në të ashtuquajturën Dosja 339.