Luan Hasanaj, 43 vjeç nga Malësia e Madhe është shqiptari i arrestuar si autor i vrasjês së policit në Malin e Zi. Policia Malazeze, ka zbardhur emrat e tre të arrestuarve për ngjarjen në fjalë, nëna shqiptare me dy djemtë, dhe 43-vjeçari dyshohet të jetë personi që shkrepi këmbëzën.
Bashkë me autorin, mësohet se janë arrestuar edhe Nure Hasanaj 67 vjeçe (e ëma) bashkë me Lulëzim Hasanajn 49 vjeç (i vëllai).
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se, 43-vjeçari Hasanaj rezulton të ketë qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për “tentativë vrasjê e kryer në bashkëpunim”, por fshihej në Kosovë.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, pasi viktima Milutin Lekoviç ndaloi për kontroll nënën shqiptare me dy djemtë e tij. Ata nuk kishin dokumente dhe po tentonin të kalonin në Kroaci në vendin e quajtur Fusha e Sutorinit.
Oficeri iu ka kërkuar dokumentat, por ata nuk i kanë patur dhe kanë debatuar. Në momentin që po debatonin, Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese të cilën e mbante në dorë ârmën e zjârrit dhe ka qêlluar në kokë 41-vjeçarin Millutin Lekoviq.
Efektivi u dërgua në spitâlin e Risanit, por nuk arriti t’u mbijetonte plâgëve të marra. Ndërkohë autori u ârratis bashkë me të ëmën dhe të vëllanë. Vetëm disa kilometra larg vendit të krimit, Luan Hasanaj së bashku me Lulëzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj u ndaluan nga policia malazeze, me të cilët patën edhe shkëmbim zjârri. Nga të shtënât me ârmë, vetë autori përfundoi i plâgosur në dorë.