Zërave që janë kundër paketës Antishpifje të Edi Ramës, që cënon lirinë e medias, iu ëhstë bashkuar dhe deputetja Rudina Hajdari, e cila përmes një deklarate të bërë nga Kryesia e Kuvendit, u shpreh se në draft nuk janë marrë parasysh rekomandimet e OSBE.
Hajdari e cilësoi të papranueshme që Shqipëria të miratojë një ligj të tillë, në një kohë që ka marrë presidencën e OSBE-së.
“I bëj thirrje qeverisë dhe Ramës të ndalojë degradimin e reformës në drejtësi, të lërë që ajo të marrë udhë të pakthyeshme dhe të mos ndërmarrë këto iniciativa. Për Amendimet në ligjin për mediat të merren parasysh rekomandimet e OSBE, në draftin e riparë këto nuk janë marrë parasysh.
Para seancës plenare të enjten, qeveria të tërheqë paketën antishpifje, jemi para kryesimit të OSBE dhe nuk duhet të jemi në këtë pozicion ku ti dobësojmë rolin vendit, duhet ti tregojmë partnerëve që jemi në gjendje ti dëgjojmë ata kur bëhet fjalë për proceset integruese dhe demokratike”- tha ajo.
“Duhet të ndalim me urgjencë proceset që po çojnë ne ramizimin e Shqipërisë, model si në Turqi, apo Rusi, putinizëm, erdoganizëm apo raminizëm që do të bëjë ai në vend. Të reflektojë dhe të tërheqë këtë paketë, Rama të tërheqë këtë paketë dhe të marrë parasysh opinionet e OSBE dhe BE, që janë në opinione konkrete, deklaroi Hajdari.