Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ky vendim i kalon Kuvendit për miratim.

12 anëtarë të Komisionit të Ekonomisë kanë votuar pro shkarkimit të Malajt, ndërsa 5 të tjerë kundër.

Arben Malaj deklaroi para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë se familja e tij është kërcënuar dhe se shkarkimi i tij është i paligjshëm.

“Nuk e kam merak do jem apo s’do jem anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Në respekt të familjes time, sakrificat për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare, sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër. Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta.

Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament. Sepse në kulturën time Komisioni i Ekonomisë është thellësisht profesional, në parlament me poezinë e Reshat Arbanës, do tia qartësoj se çfarë është duke bërë keq dhe pse duhet ndalur sa më parë për të mirën e tij dhe të popullit. Unë jam i majtë i përkas të majtës dhe raportet e mia me të majtën nuk i kam të kushtëzuara me karrige politike apo profesionale.