Mediat kosovare raportojnë se polici Milutin Lekoviç që u vra ditën e djeshme me breshëri plumbash, është vrarë nga tri vetë, njëri prej tyre, një shqiptar nga Malësia e Madhe.
Sipas tyre, personat që ishin në makinë kanë iniciale L.H, L.H dhe L.N, që të tre familjarë, mamaja dhe dy djemtë. Njëri prej tyre, ishte edhe vrasësi, emri i të cilit ende nuk dihet.
Polici u qëllua me plumb në kokë, pasi ndaloi tre persona që nuk kishin dokumente dhe vdiq në spital nga plagët e rënda.
Makina me autorin e dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me makinën e policisë, por u arrit të arresohej disa kilometra më tej.