Dy ditë pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë Olsi Hajdari, tashmë në një gjendje të mirë shëndetësore ka lënë spitalin dhe ka folur për herë të parë se çfarë ndodhi në dhomën e tyre të gjumit. Sipas 27-vjeçarit ai pasi kishte darkuar me prindërit dhe bashkëshorten kishin shkuar në dhomën e gjumit. Aty meqenëse ishte ftohtë kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte marrë gjumi.
Ai ka treguar se më pas nuk kujtonte asgjë se kush e ka marrë dhe ku e kishin dërguar. Duket se këtë variant e konfirmon edhe Mjekësia Ligjore. Të pyetur nga
Sipas Gazeta Shqiptare, Mjekësia Ligjore ka pohuar se helmimi i çiftit ka ndodhur nga monoksidi i karbonit. Ndërkaq nga ana tjetër familjarët e Rezarta Xibrrakut kanë bërë një denoncim në polici. Nëna e të resë, këmbëngul se Rrezartën e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi.